Kryeparlamentari Veseli takoi një delegacion nga Bundestagu gjerman

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 10:57 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim anëtarë të Komisionit për Siguri të Bundestagut gjerman, me të cilët bisedoi për zhvillimet në vend, reformat ekonomike dhe ato legjislative që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë viteve të fundit.

Kryeparlamentari Veseli tha se vendet e rajonit duhet të ndjekin perspektivën evropiane, pasi ajo ka rolin e vet në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan.

Kosova, tha kryetari Veseli, mbetet shumë e përkushtuar në këtë agjendë.

Kryetari Veseli vlerësoi lart partneritetin me Gjermaninë dhe mbështetjen që ajo ka dhënë dhe po jep për Kosovën.

Ligjvënësit gjermanë shprehën kënaqësinë për përparimet në Kosovë në shumë segmente dhe u interesuan për zhvillimet dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Të ngjashme