Veseli takon kryetarin e PD-së, Lulzim Basha

Tiranë | 21 Shk 2017 | 11:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit te Republikës Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Selinë e Partise Demokratike të Shqipërise nga kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.

Kryeparlamentari Veseli dhe kryetari i PD-së, Basha, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, duke potencuar synimet e përbashkëta euro-integruese të të dyja vendeve.

Veseli shprehu konsideratën e tij për kontributin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të lidershipit të saj në arritjen e lirisë së Kosovës, si dhe në procesin e shtetkrijimit dhe shtetndërtimit të saj.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndërkaq, duke çmuar lart rolin e kryeparlamentarit Veseli në zhvillimet politike në Kosovë tha se Partia Demokratike mbështet rrugën integruese të Kosovës dhe do të vazhdojë dhënien e kontributit në të gjitha fushat.

Ditën e parë të vizitës, Veseli është pritur nga homologu Ilir Meta.

Në një konferencë për shtyp ata kanë folur mes tjerash për domosdoshmërinë e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërsa në një takim në mbrëmje në Bashkinë e Tiranës, Veseli ka pranuar “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Të ngjashme