Kryesia cakton sot seancën për demarkacionin

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 16:54 | Nga

Kryesia Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 17:00 për të caktuar datën kur do të mbahet seanca për demarkacionin.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet të martën.

Seanca për demarkacionin është thirrur tri herë këtë vit, mirëpo asnjëherë nuk është vënë në votim për shkak se nuk ishin votat e duhura për të kaluar.

Me rikthimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi në AAK, janë siguruar 79 vota, dhe raportohet se duhet vetëm edhe një votë që demarkacioni të ratifikohet.

Të ngjashme