Kryesia e Kuvendit formalizon ndarjen e VV-së

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 17:55 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të formalizohet formimi i grupit të ri parlamentar nga 12 deputetët e larguar nga Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Në njoftimin e Zyrës për Informim dërguar medieve tregohet se në rend dite është “Njoftimi për formimin e grupit të ri parlamentar ‘Grupi i Deputetëve të Pavarur’”.

Më herët gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës njoftoi se administrata ka pranuar sot kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetë, për krijimin e grupit të ri parlamentar, me emër Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP).

Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

Kryetar i grupit, sipas kërkesës, do të jetë deputeti Dardan Sejdiu.

Të ngjashme