Kryesia e Kuvendit nesër shqyrton kërkesën për seancën e jashtëzakonshme

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 16:36 | Nga

Kryesia e Kuvendit nesër do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit.

Nga zyra për informim e Kuvendit bëhet e ditur se mbledhja e Kryesisë e cila do të fillojë në orën 9 e 30 do të ketë një pikë të rendit të ditës.

Njoftimi për mbledhje të Kryesisë:

R e n d i i d i t ë s

Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite:

Debat në lidhje me zhvillimet e fundit hetimore në rastin e vdekjes së të paraburgosurit, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Të ngjashme