Kryesia e Kuvendit përjashton pesë deputetë të VV-së

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 15:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që të përjashtojë nga vazhdimi i seancës për demarkacionin pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët hedhën gazin lotsjellës në dy rastet kur u tentua të votohet demarkacioni.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se Kryesia ka vendosur që të përjashtoj nga seanca 5 deputetë, mirëpo nuk i ka përmendur me emra, raporton Ekonomia Online.

Sipas burimeve të Ekonomia Online deputetët e përjashtuar janë Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Drita Millaku dhe Sali Zyba.

“Pesë deputetë janë larguar nga pjesëmarrja në vazhdimin e seancës parlamentare”, ka thënë ai.

Veseli i ka quajtur manipulues dhe gënjeshtarë deputetët që po bllokojnë votimin e demarkacionit.

“Janë manipulues, janë gënjeshtarë, janë njerëz që tentojnë të dëmtojnë Kosovën”, ka ndër të tjera Veseli.

Të ngjashme