Kryesia e Kuvendit vendos sot për interpelancën e kryeministrit Mustafa

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 09:41 | Nga

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot mban mbledhjen me kryetarët e grupeve parlamentare.

Kryesia do të diskutojë lidhur me interpelancën e kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës dhe sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Kryesia po ashtu do të shqyrtojë Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e kompanisë “Envidity Energy Kosova LLC”.

Edhe shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e kompanisë “Sharr Cem” dhe “Titan Amerika” do të jetë pikë e rendit të ditës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme