Kryesia mblidhet të hënën, procedon rishikimin e Buxhetit

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 15:01 | Nga

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje të hënën nga ora 11:00. Kryesia pritet ta procedojë për shqyrtim dhe miratim në lexim të parë Buxhetin e rishikuar të Kosovës për vitin 2017.

Këto janë pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancën plenare:
  3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  4. Koha për pyetje parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.
  9. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme