Kryetarët e komunave nuk përmbushën as gjysmën e premtimeve (Video)

Prishtinë | 16 Pri 2017 | 09:05 | Nga

Para katër vitesh kandidatët për kryetarë komunash dhanë shumë premtime përpara qytetarëve në mënyrë që t’i fitonin zgjedhjet nga komunat që vinin.

Disa nga këto premtime u përmbushën, e disa të tjera ngelën vetëm premtime elektorale të pa realizuara fare.

Në kohën kur fushatat për zgjedhjet e sivjetme lokale, veç se kanë filluar, analistë vlerësojnë se premtimet duhen të jenë reale, dhe të ngjashme si ato të kaluarat qe nuk u vunë në praktikë asnjëherë.

Hulumtuesi i Lartë nga Instituti GAP, Bekim Salihu, thotë se listimi i premtimeve për zgjedhjet paraprake e kap shifrën 562, prej të cilave janë përmbushur vetëm 265, duke vazhduar kështu me përmbushjen 75 premtimeve pjesërisht, ndërsa për 140 kanë filluar nisma për tu përmbushur, dhe së fundmi 82 prej tyre ende nuk kanë filluar të përmbushen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme