Kurti: Brenga e nënave të të pagjeturve është e të gjithëve

Gjakovë | 07 Qer 2017 | 18:56 | Nga

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se brenga e nënave të të pagjeturve është brengë e të gjithëve.

Këto komente ai i ka bërë gjatë vizitës së organizatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë.

“Brenga e nënave të të pagjeturve është brengë e gjithë shoqërisë tonë. Kurrë nuk do të rehatohemi pa e përmbushur deri në fund kërkesën njerëzore të këtyre nënave. #Albini2017”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook, duke ja bashkëngjitur një video gjatë takimit me nënat e të pagjeturve me përshkrimin “Kjo video nuk ka nevojë për tekst përshkrues”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme