Kurti e quan presidentin Thaçin “teveqel” e “injorant”

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 17:10 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka quajtur “injorant ordiner” dhe “teveqel” presidentin Hashim Thaçi.

Ish-lideri i VV-së i është kundërpërgjigjur Thaçit, i cili i ka quajtur “qesharake dhe të rrezikshme” një deklaratë të Kurtit bërë në Tiranë për mundësinë e kthimit të luftës.

“I ashtuquajturi president i Kosovës, përveç tjerash, paska thënë që deklarata e Albinit është njëkohësisht edhe qesharake edhe e rrezikshme. Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme? Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si ‘president’. E pranoj që znj. Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky teveqel”.

“Dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015 e vulosi si marrëveshje personale të Thaçit. Tash, le ta varë atë dokument tradhtie e krimi në mur të tij, ky që do të duhej ta mbante atë si aktakuzë në qeli burgu”, ka thënë Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme