Kurti: Kemi lajme më të mira se ato të exit polleve

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 20:59 | Nga

Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook, ku ka thënë se lajmet që po i shkojnë VV-së nga përfaqësuesit në qendrat e votimit, janë më të mira se “Exit Poll”-et.

Ai ka thënë se çdo votë do të mbrohet, duke thënë se në mbrëmje do të festojnë për një rezultat të bukur.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq

Lajmet që po vijnë nga përfaqësuesit tanë në të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit janë më të mira e më të sakta se çdo anketë apo “exit poll”.

Çdo votë do të mbrohet, dhe në mbrëmje do të festojmë me një rezultat vërtet të bukur.

Ju falemnderit të gjithëve!

Të ngjashme