Kurti: Kosova të ndjekë rrugën e Kroacisë, jo të Bosnjës

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 12:35 | Nga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, në foltoren e parlamentit ka theksuar se në draft-rezolutën për lirimin e kolonelit Nehat Thaçi duhet të përfshihen edhe dy pikat: lirimi i menjëhershëm i Nehat Thaçit dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij.

Ai ka thënë se Serbia duhet të ketë kosto nga ky veprim.

“Të mos harrojmë që BE-ja ndërhyn kur ne jemi serioz, ndërsa nëse ne lutemi ata na kategorizojnë si lutës. Askush nuk po thotë që të e anashkalojmë BE-në, por nuk duhet të lejojmë që ajo të na anashkalojë neve. Reciprociteti dhe kushtëzimet ndaj Serbisë, tregojnë seriozitet”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Kosova duhet ta ndjek shembullin e Kroacisë, duke e kushtëzuar Serbinë, dhe rrjedhimisht ky vend sipas tij ka arritur aty ku është.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme