Kurti nuk brengoset për largimin e Ahmetit dhe të tjerëve

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 21:12 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka mbajtur sot takim me administratorë të qendrave të këtij subjekti politik.

Në komunikatë thuhet se është diskutuar edhe për dorëheqjet nga strukturat e kësaj partie, ndërsa tregohet se Albin Kurti ka thënë se në Vetëvendosje nuk ka ndarje.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje! ka disa dorëheqje dhe dalje, që janë për keqardhje dhe të gabueshme, por në Lëvizjen Vetëvendosje! nuk ka as ndarje dhe as ndalje!”, tha Kurti sipas komunikatës.

Kurti u kërkoi drejtuesve të qendrave që të jenë më të afërt me qytetarët.

“Si udhëheqës lokalë të Lëvizjes Vetëvendosje! e keni shumë më të lehtë të takoni qytetarë të lagjes apo fshatit, njerëzit kyç në komunitetin tuaj dhe të gjithë t’i organizoni e aktivizoni për të mirën e përgjithshme”, tha Kurti. Gjithnjë sipas komunikatës.

Në takim, përveç Kurtit, morën pjesë edhe Ismajl Kurteshi dhe Liburn Aliu.

Sot dorëheqjen e nga strukturat e Vetëvendosjes e bëri të ditur deputetja Besa Baftiu, ndërsa para tri ditësh edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Të ngjashme