Kurti: Papunësia reale në Kosovë deri në 50%

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 00:20 | Nga

Pretendenti për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë për televizionin “Ora News” se realisht papunësia në Kosova kap shifrat deri në 50%.

“Zyrtarisht në Kosovë të papunë janë 32.9%. Por në Kosovë nuk bën të flitet me shifra të papunësisë, por me shifra të punësimit. Vetëm 1 në 4 persona është i punësuar, vetëm 1 në 3 të rinj janë të punësuar dhe vetëm një në 8 gra është e punësuar. Pra duhet të flitet për punësim dhe jo papunësi. Studentët, amvisët ata që aktivisht nuk kërkojnë punë i kanë shpallur ekonomisht jo aktivë”.

“Pra realisht papunësia është edhe më tepër se 40 apo 50 %. Ndërkaq zyrtarisht është 32.9 %. Në tre vitet e fundit punësimi ka rënë. 25% e popullsisë janë të punësuar dhe shumica dërmuese që janë të punësuar nuk janë në profesionin e tyre dhe çdo i treti i ri që është i punësuar është pa kontratë pune”.

Kurti tha se dy shtyllat kryesore ku do mbështet VV-ja për rritjen e punësimit janë fusha e energjisë e minierave dhe bujqësia.

“Por duhet të investojmë edhe tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme tek kreativiteti i të rinjve tanë, sepse dihet që shqiptarët si individë janë të suksesshëm”, tha Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme