Kurti për të dorëhequrit: Synuan ta shkatërrojnë Vetëvendosjen

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 11:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar në deputetët e larguar nga partia e tij, duke thënë se ata e kanë dëshiruar shkatërrimin e Vetëvendosjes, raporton Ekonomia Online.

“Ishim një hap para fitores kur morëm një goditje të rëndë nga brenda e nga jashtë. Por, aktivistët dhe qytetarët kësaj radhe u treguan më të mençur e më të organizuar se ata që dëshiruan ta shkatërrojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe ja ku jemi sërish, vetëm një hap larg fitores.”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Kurti ka deklaruar se anëtarësimet e reja dhe studimet e opinionit e konfirmojnë se fitroja e Vetëvendosjes është afër. Sipas tij, me më shumë punë dhe seriozitet LVV-ja mund të vijë shumë shpejt në pushtet.

“Organizata jonë në terren, anëtarësimet e reja si asnjëherë më parë, sondazhet dhe studimet e opinionit publik, e konfirmojnë këtë. Me pak më shumë punë nga ne dhe nga ju, me seriozitet e përkushtim, lëvizja mund të vijë shumë shpejt në pushtet”, ka shtuar Kurti.

“Mbështetja popullore ekziston dhe është masive, është detyrë e jona ta strukturojmë atë, ta forcojmë e ta rrisim atë duke punuar  dhe duke u angazhuar  në organizatën tonë e jashtë saj”, ka deklaruar ai më tej.

 

Të ngjashme