Kurti: Platforma për dialogun me Serbinë është gabim në hapa

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 14:42 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Platforma për dialogun me Serbinë është e gabuar dhe nuk duhet të diskutohet në Kuvend para se qeveria e Kosovës të ketë një vlerësim të dialogut deri më tani.

Kështu tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media në të cilën foli për organizimin e “Javës së Lëvizjes”.

Kurti tha se platforma është gabim në hapa, raporton Ekonomia Online.

“Është gabim në hapa. Nga qeveria presim që të sjellë një dokument shtetëror si vlerësim për dialogun gjashtëvjeçar. Nuk duhet me vazhdu me platforma pa e vlerësu se si kemi ardhë deri këtu”.

Sa i përket organizimit të Javës së Lëvizjes,Kurti bëri të ditur se muaji qershor do të jetë muaji i aktivistëve.

Ai tha se kjo javë do të fillojë më 10 qershor, njëherësh edhe me shënimin e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit si dhe do të përfundojë më 17 qershor, ditëlindjen e veprimtarit Ukshin Hoti.

“Dimensioni organizativ i lëvizjes sonë ka prioritet në muajin qershor se ne do të mbajmë zgjedhje të brendshme të lira e demokratike të anëtarësisë sonë. Ne i bëjmë thirrje anëtarësisë sonë në mënyrë që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe”.

Ndërsa  sekretarja organizative e LVV-së, Vlora Haxhimehmedi, bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2018 në Lëvizje janë anëtarësuar 3000 të rinj e të reja.

Ajo ftoi të gjitha gratë dhe vajzat që të bëhen pjesë e Lëvizjes, raporton EO.

“Lëvizja është rritur me 3000 anëtarësime të reja, rëndësi të veçantë i japim avancimit të gruas dhe i bëjmë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të na bashkohen në Lëvizje. Ne synojmë që këta anëtarë të rinj të bëhen më tej pjesë e strukturave tona”.

Të ngjashme