Kurti: Pushteti sot u mor me mua, jo me Deharin

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 19:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të seancës për Rastin Dehari, kreu i Vetëvendosje Albin Kurti, tha se sot duhej të diskutohej për Astrit Deharin, por, sipas tij, PDK-ja më shumë u mor me të si lider i VV-së.

“Ministrja (Dhurata Hoxha), deputetë e posaçërisht kryetari i Kuvendit, filluan që të japin cilësime dhe kualifikime për mua… Nëse këta njerëz të kësaj partie shtet, të këtij regjimi, dëshirojnë që të diskutojnë për karakterin tim, për të kaluarën time, atëherë le ta organizojmë një seancë të veçantë për mua”, u shpreh Kurti, për gazetarët, raporton Ekonomia Online.

Kurti përsëriti disa nga qëndrimet e thëna dhe në seancë. “E thonin fjalën vetëvrasje, është e qartë se ata kanë dashur t’i mbyllin hetimet, duke kërcyer në një konstatim të fundit, për t’i mbyllur hetimet”, deklaroi Kurti.

Të ngjashme