Kurti: Qytetarët iu dhanë të drejtë protestave

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 00:27 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti, para simpatizantëve në Prishtinë, ka thënë se krahasuar me vitin 2014, kjo parti është rritur për 120 për qind.

Ai ka thënë se në këto zgjedhje u vërtetua se qytetarët i dhanë të drejtë protestave dhe bllokadave dhe orientimit për shtet të së drejtës, shtet zhvillimor dhe social, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti: Jemi partia më e madhe në vend

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti para simpatizantëve të VV-së në Prishtinë, ka thënë se tashmë partia e tyre është subjekti më i madh në vend, raporton Ekonomia Online.

“Sot jemi subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës. Faleminderit Prishtinë, që e votuat VV-në mbi 45 për qind. Jemi të parët në shumicën e qyteteve të Kosovës”, ka thënë ai.

Të ngjashme