Kurti takon Delawien, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 18:29 | Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Kurti, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se kanë diskutuar për funksionimin e Kosovës në përputhje me parimet e demokracisë parlamentare dhe shtetin e së drejtës.

Sipas Kurtit, në takim është biseduar edhe rreth situatës për dialogun me Serbinë, transmeton Ekonomia Online.

”Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Greg Delawie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Bashkë me Ambasadorin Delawie diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare”.

“Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë. Ambasadorit Delaëie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të gjitha këto çështje. U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme