Kurti thotë se po e mbrojnë raportin e komisionit të Bulliqit

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 17:17 | Nga Valbona Bytyqi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me veprimet e deputetëve të partisë së tij për të penguar votimin e demarkacionit po e mbrojnë raportin e komisionit të Shpejtim Bulliqit, raporton Ekonomia Online.

“Duhet të gjithë ta kuptojnë se kryeparlamentari është njeriu më i gabuar për të qenë në krye të Kuvendit”.

“Qëllimi kriminal i kalimit të demarkacionit të Thaçit që komisioni Bulliqi ka thënë se paraqet vepër penale dhe është krim ka krijuar edhe një situatë kriminale në të cilën arrestohen deputetët e VV-së e kryetari i Kuvendit në mënyrën më të paskrupullt shan deputetët tanë”.

“Qëllimi kriminal i demarkacionit që na i humb 8200 hektarë ka krijuar situatë kriminale ndaj gjithë popullit në përgjithësi. Komisioni Bulliqi ka konstatuar se komisioni Meha ka bërë shkelje të mëdha të kushtetutës”.

“Komisioni i Bulliqit ka konstatuar që komisioni Meha ka bërë shkelje të rënda kushtetuese. Raporti i komisionit Bulliqi është aktakuzë për komisionin Meha dhe për presidentin Thaçin. Thaçi synon që krimin e tij ta ratifikojë në mënyrë që të vazhdojë me ‘Zajednicën’ e të tjerat bashkë me homologun serb Vuçiq, me të cilin është më i afërt”.

Të ngjashme