Kurti: Me VV-në në Qeveri, arsimi do të jetë falas për të gjithë

Prishtinë | 28 Maj 2017 | 15:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë një tubimi me të rinjtë ka thënë se nën drejtimin e kësaj partie, arsimimi do të jetë falas për të gjithë.

Ai ka thënë se atë që kanë bërë me Prishtinën do të bëjnë me tërë Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Nëse nuk e ke arsimin cilësor nuk e ke lirinë. VV-ja do të sjellë arsim falas për të gjithë. Të gjitha gjërat e mira që i kemi bërë në Prishtinë kemi me i bërë në tërë Kosovën dhe të gjithë të këqijat që i kemi heq në Prishtinë kemi me i heq nga Kosova”, ka thënë ai.

Kurti tha se rinia ka qenë është dhe do të mbetët motori i ndryshimeve.

Të ngjashme