Kusari-Lila: Nuk e votojmë Veselin as Haradinajn

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 11:50 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se koalicioni PAN nuk ka asnjë konsideratë për shtetin e Kosovës, pasi sipas saj, mos ardhja ne seancën është jo serioze.

Sipas saj, tregon mungesën e respektit që e ka PAN dhe AKR për shtetin dhe qytetarët. Ajo tha se kemi të bëjmë me një koalicion që ka mungesë të vizionit.

“Përsëritja e skenarit të PAN tregon mungesën e respekti për shtetin. Duket që krejt çka është me rëndësi janë pazaret dhe jo shteti i Kosovës. Nëse arrihen marrëveshjet në gjysmë të natës dhe nëse në gjysmë të natës thirret seanca, nuk e di ndoshta do të thërrasin seancë në gjysmë të natës”.

Kusari-Lila ka thënë s do të jenë prezent në seancë në orën 14:00 dhe çdo herë kur seanca thirret në mënyrë të rregullt, por nuk do ta votojnë Kadri Veselin dhe Ramush Haradinaj.

“Ne do të kthehemi në seancë sa herë që thirret seanca në mënyrë të rregullt, dhe nuk e votojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendin e as qeverinë Haradinaj”.

Të ngjashme