Kuvendi e rrëzon Qeverinë me 78 vota, për votoi edhe PDK-ja

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 14:29 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi miraton mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Kosovës.

Me 78 vota vota pro dhe 34 kundër deputetët e Kuvendit të Kosovës, i kanë dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.

Mocioni i opozitës ka mbledhur votat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë aktuale. Vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Pas afërsisht tri orë diskutimesh dhe akuzave të ndërsjella, Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur me 78 vota mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa.

Sipas vlerësimeve të fundit, presidenti do të duhej që qysh nesër në konsultim me partitë parlamentare, të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Përveç opozitës, rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe partneri i koalicionit, PDK.

  

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/deputetet-e-pdk-se-votuan-per-rrezimin-e-qeverise/

Të ngjashme