Kuvendi mban seancë solemne për 9-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 17:42 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne për të shënuar nëntëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në fjalimet e tyre, drejtuesit e institucioneve të vendit kanë folur për progres në këto nëntë vite shtet.

Presidenti Hashim Thaçi ka theksuar se nga sfidat e përditshme nganjëherë nuk i shohim hapat e mëdhenj që kemi bërë.“Janë vëllezërit dhe motrat tona nga diaspora që vijnë për vizitë në shtëpi që na e kujtojnë sesa shumë është zhvilluar Kosova jonë. Sa është ndërtuar shteti ynë. Janë ndërtuar qytetet, fshatrat, janë ndërtuar shkollat dhe arat e punës, janë shtruar rrugët dhe autostradat”, ka thënë ai.Presidenti ka thënë se Kosova sot është e njohur si shtet nga 82 për qind e BE-së, 86 për qind e NATO-s, 56 për qind e OKB-së, 100 për qind e Forumit të Ishujve të Pacifikut, 61 për qind e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, 57 për qind e KARIKOM dhe 49 për qind e Unionit Afrikan.

Kryetari i Kuvendit, Kadri veseli, tha se në këtë ditë feste e gëzimi, deputetët si përfaqësues të popullit duhet të pyesin veten a jemi duke bërë atë që presin qytetarët nga ta.

“A jemi duke ecur në drejtim e duhur?Çfarë po ndodhë me ekonominë tonë?Janë këto pyetje që shprehin brengat më të mëdha të qytetarëve tanë dhe ne jemi këtu për t’u dhënë përgjigje dhe zgjidhje.Nuk kemi punë tjetër, dhe nuk ka nderë më të madh se sa të zgjedhësh për t’i shërbyer atdheut”.

“Në 9 vjet të ekzistencës së tij, shteti ynë, Republika e Kosovës, ka shënuar të arritura vendimtare dhe do të ishte e pandershme t’i mohojmë apo nënvlerësojmë ato.Shteti ynë qëndron fuqishëm në orientimin e tij perëndimor, në identitet dhe vlera.113 shtete e kanë njohur sovranitetin tonë dhe kjo nuk është pak kur kemi parasysh rrethanat e një bashkësie ndërkombëtare shumë komplekse dhe me plot kontradikta”, u shpreh Veseli.

Edhe kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova ka të arritura të konsiderueshme në forcimin dhe konsolidimin e shtetësisë së brendshme dhe në ndërkombëtarizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Më lejoni që në këtë përvjetor të nëntë të shtetit tonë, të japë edhe një lajm të mirë për Kosovën. Them se në saje të rritjes së vazhdueshme ekonomike, po arrijmë që këtë vit të dalim nga pragu i varfërisë dhe sipas kritereve të Bankës Botërore, nga ky vit, vendi ynë do të konsiderohet vend me të ardhura të mesme”.

Në këtë seancë solemne mungonte Lëvizja Vetëvendosje. Pas fillimit të fjalimit të presidentit Hashim Thaçi, edhe Nisma ka braktisur seancën.

I ftuar në këtë seancë solemne është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-nga-sfidat-e-perditshme-nganjehere-si-shohim-hapat-e-medhenj/

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-17-shkurti-dita-qe-ndan-epokat/

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/mustafa-nente-vjet-pas-pavaresise-po-dalim-prej-varferise/

Të ngjashme