Kuvendi mblidhet të enjten e ardhshme, në rend dite nuk është demarkacioni

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 15:43 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës do të mbanë seancën e radhës të enjten e ardhshme më datë 14 dhjetor, raporton Ekonomia Online.

Në seancë nuk do të diskutohet për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka konfirmuar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

“Do të kemi seancë ditë e enjte me pikat e rendit të ditës që kanë qenë të caktuar. Nuk ka as një çështje në pritje që është duke pritur. Pika e rendit të ditës nuk ka qenë demarkacioni ngase duhet të shkoj në komision për Punën të Jashtme fillimisht”.

Seancë do të ketë edhe të dielën, kur pritet të votohet buxhetit për vitin 2018. Në Kuvendin e Kosovës dje, pas një debati dyditor, dështoi miratimi në leximi të parë i Buxhetit të Kosovës për vitin 2018. Për të votuan vetëm 58 deputetë.

Po dje, deputetët kanë miratuar Projektligjin mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

R e n d i  i  d i t ë s së seancës së 14 dhjetorit:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancën plenare:
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
  4. Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
  6. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018,
  7. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
  8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të
    Bordit për Ankesa.

Të ngjashme