Kuvendi miraton rezolutën për hetimin e deportimit të 6 shtetasve turq

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 20:40 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Debati parlamentar i thirrur me nënshkrimet e 40 deputetëve, pas 6 orësh diskutime, ka përfunduar me miratimin e rezolutës së propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e përpiluar në pajtim me grupet e tjera parlamentare.

Në sallë ishin 64 deputetë, por votuan 61 deputetë; për ishin 60, asnjë kundër dhe 1 abstenim. Kuvendi miratoi rekomandimet, raporton Ekonomia Online.

Avdullah Hoti nga LDK-ja lexoi rezolutën e cila është formuluar në pajtim me të gjitha grupet parlamentare.

  1. Formohet komisioni hetimor parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të 6 shtetasve turq;
  2. Kërkohet nga GP brenda 3 ditësh të dërgojnë në kryesinë e Kuvendit emrat e përfaqësuesve në këtë komision;
  3. Në funksion të ndriçimit të plotë të kësaj çështjeje, Kuvendi obligon të gjitha institucionet relevante që lidhen me çështjen në fjalë, t’i përgjigjen kërkesave të komisionit hetimor;
  4. Kuvendi mandaton komisionin hetimor të shqyrtojë përputhshmërinë e procedurave.

Xhavit Haliti propozoi që mbledhja e kryesisë të bëhet nesër në ora 10:00. Ai tha se ka shumë çështje për t’i shqyrtuar gjatë javës së ardhshme.

Të ngjashme