Kuvendi ndërpret punimet, sërish mbetet pa kuorum

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 20:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancë së sotme, për shkak të mungesës së deputetëve në sallë. Kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar se seanca do të vazhdojë të premten e ardhshme nga ora 10:00.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi kërkoi që të sanksionohen me mëditje deputetët që nuk rrinë në seancë, për të cilin propozim kryeparlamentari Veseli tha se duhet ta vendos Kuvendi kur në sallë janë 80 deputetë dhe pastaj ai është i gatshëm ta zbatojë.

Më herët, Ligji për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim kaloi me 52 vota për, 9 abstenime dhe asnjë kundër.

Të ngjashme