Kuvendi në pushim, Veseli del për ecje nëpër bjeshkët e Kosovës

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 15:48 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka zgjedhur sërish malet e Kosovës për pak pushim.

Veseli ka postuar një fotografi nga ecja e tij e sotshme në malet e Kosovës, që është një prej pasioneve të tij, shkruan Metro.

Veseli madje ka shkruar se pushimet dimërore nuk kalohen askund më mirë se në Kosovë.

“Nuk ka pushime dimërore më të mira se në malet dhe bjeshkët e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se para tre dite Kuvendi i Kosovës ka përfunduar në pushimin dimëror, deri në javën e tretë të muajit janar, ashtu siç e parasheh Rregullorja e punës e Kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme