Kuvendi në pushim me vetëm 22% të punëve të kryera

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 08:15 | Nga

Kuvendi i Kosovës të hënën ka mbajtur seancën e fundit për sesionin pranveror, në të cilin ka përmbushur vetëm 33 nga 148 projektligjet e planifikuara (22% e planit legjislativ). Në procedurë të miratimit janë 56 projektligje, ndërsa në pritje janë 59 projektligje tjera. Sesioni tjetër i Kuvendit fillon në pjesën e dytë të shtatorit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kuvendi i Kosovës në sesionin pranveror ka përmbushur vetëm 22% të agjendës së tij, ose vetëm 33 nga 148 projektligjet e planifikuara për këtë vit. Organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e Kuvendit thonë se nuk presin punë më të madhe as në sesionin vjeshtor që fillon pas një muaji e gjysmë.

Ngecja e punës vërehet edhe te komisionet parlamentare ku 40% e projektligjeve nuk janë përgatitur fare, ndërkaq ka komisione që kanë mbajtur vetëm gjashtë mbledhje. E për këtë gjendje pozita kosovare ka fajësuar opozitën, e cila me vendimin për bojkotim është duke i shkaktuar dëme vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme