Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për rastin “Drenica”

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 14:50 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nesër në ora 10:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për rastin e dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në rastin “Drenica”.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ndryshimi i orarit të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme është bërë për shkak të vonesës në lajmërimin e deputetëve për seancë. Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe për këtë janë mbledhur 40 nënshkrime.Në këtë seancë të jashtëzakonshme do të diskutohet për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar pas dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në rastin “Drenica”, tha Dërguti.

Ndërsa Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se e kanë pranuar një kërkesë të iniciuar nga PDK-ja për një seancë për të diskutuar për zhvillimet e fundit.

“Nesër do të kemi seancë të jashtëzakonshme në ora 10:00”, tha Veseli.

kadri-veseli aida-derguti

Të ngjashme