Kuvendi vazhdon sot seancën e së premtes

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 09:44 | Nga

Seanca e së premtes e cila është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit do të vazhdojë sot.

Për rend të ditës së kësaj seance është paraparë që të shqyrtohet raporti i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015, raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015, dhe pritet që të shqyrtohet propozimi për shpalljen e 5 shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.

Në seancën e kaluar nuk ka mundur që të votohet Ligji për Investime Strategjike për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme