Lajiq: Në Serbi kanë frikë të dalin me propozime për Kosovën

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 14:04 | Nga

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, tha sot se për çështjen e Kosovës është e nevojshme të gjendet një zgjidhje “sui generis”.

Ministri serb ka thënë për televizionin publik serb RTS, se situata nuk është aspak e thjeshtë, duke potencuar se dialogu i brendshëm për Kosovën po vazhdon një kohë të gjatë dhe se ka pasur kohë për të dalë me propozime për zgjidhje, “por për shkak të kalkulimeve të ndryshme, pak kush merr guximin ta thotë qartë se çfarë mendon dhe si e sheh zgjidhjen e kësaj çështjeje”

Ai këmbëngul se të gjitha strukturat politike duhet të shprehin pikëpamjet e tyre lidhur me këtë çështje dhe potencoi rëndësinë e debatit, nga i cili do të përfitonin të gjithë.

“Situata aktuale është e tillë, në të cilën disa janë absolutisht të heshtur, duke pritur Aleksandar Vuçiq të përfundojë punën dhe të shohin se si ata mund të përfitojnë politikisht, të tjerët paraqesin zgjidhje nga vitet e ’90-ta, kurse të tretët llogarisin në zgjidhje që nuk korrespondojnë me realitetin, tha Lajiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme