LDK-ja dhe VV-ja lëshojnë seancën, refuzojnë të marrin pjesë derisa të mbahet ajo e opozitës

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 11:13 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në asnjë nga seancat e rregullta të kuvendit, derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita.

Ai këtë deklaratë e ka bërë pas largimit nga salla e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Sot është ftu një seancë e rregullt, ndërsa në të njëjtën kohë një seancë e jashtëzakonshme nuk po thirret. Nuk është në rregull kjo sjellje arbitrare e Kuvendit të Kosovës për me blloku seancën e opozitës”.

“Ka punë shumë të rëndësishme, shumë kapitale përpara se t’i kthehet agjendës normale që është rezoluta që ne e kemi propozuar si opozitë, të cilët e kanë përkrah edhe grupet e tjera parlamentare të koalicionit”.

“Ne nuk do të marrim pjesë në seancat e kuvendit, përderisa nuk kryhet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga ne. Ne jemi munduar që t’i koordinojmë veprimet edhe me ta, këto që bëmë është veprim i grupit tonë parlamentar. Unë e pashë dhe LVV e ka marrë të njëjtin qëndrim, ta shohim se si do të votojë PSD”.

Të ngjashme