LDK-ja e gatshme për zgjedhje të reja

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 20:04 | Nga

Zgjedhjet e parakohshme qendrore të mbajtura me 11 qershor nuk rezultuan të suksesshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ky subjekt në këto zgjedhje u radhit i treti për nga përqindja edhe pse lidhi koalicion me AKR-në dhe Alternatinvën.

Shefi i grupit parlamentar të LAA-së, Avdullah Hoti, në intervistë të dhënë për Tribuna Channel deklaroi se janë të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme në çdo moment.

Hoti foli edhe për reformën e cila po ndodh brenda LDK-së, duke aluduar në aderimet e reja që ju kanë bashkëngjitur këtij subjekti.

Ai më tej tha se ky subjekt në vazhdimësi ka evoluar dhe ka sjellë kuadro të reja të cilat kanë dëshmuar profesionalizëm.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e kaluara u radhit e dyta për dallim nga këto zgjedhje që doli e treta.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme