LDK-ja e refuzon ofertën e Agim Bahtirit

Mitrovicë | 12 Nën 2017 | 21:13 | Nga

Safet Kamberi i LDK-së dhe Agim Bahtiri i AKR-së, mbrëmë kishin mbajtur një takim të gjatë, por marrëveshja për koalicion nuk po mund të konkretizohet.

Kjo pasi, siç mëson gazetametro.net, shumica e Kryesisë së LDK-së në Mitrovicë ka votuar kundër, duke përjashtuar vetëm tri vota që ishin pro koalicionit me Agim Bahtirin.

“Shumica absolute, me përjashtim të tri votave, janë kundër koalicionit me Agim Bahtirin”, tha një burim.

LDK-ja do të qëndrojë neutrale në balotazhin e Mitrovicës, ka qenë vendimi i Kryesisë.

Sot gjatë ditës u raportua për një afrim të Bahtirit me LDK-në. Bahtiri i kishte ofruar LDK-së pozitën e nënkryetarit, 4 drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme