LDK: Kemi fituar 4 komuna, ende shpresa në Prishtinë

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 21:49 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thirrur një konferencë për medie për të bërë publike komunat ku janë në avantazh.

Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor, Lumir Abdixhiku, tha se tashmë është e sigurt se Lidhja Demokratike është fituese e zgjedhjeve të balotazhit në Gjilan, Podujevë, Istog e Vushtrri, raporton Ekonomia Online.

“Jemi optimistë që LDK-ja do të udhëheqë dhe kryeqytetin”, tha Abdixhiku.

“Edhe një herë rikonfirmoj që LDK është fituese e zgjedhjeve dhe i urojmë Gjilanit, Podujevës, Istogut dhe Vushtrrisë. Kështu deri më tani LDK i ka të fituara 8 komuna dhe gara më e ngushtë është në Prishtinë ku bëhet fjalë për 188 vota dhe më duhet të theksoj që me kusht janë 1 mijë e 510 vota. Në bazë të përvojave të kaluara votat me kusht i kanë shkuar LDK së. Gjithashtu garë e ngushtë është në Dragash dhe besojmë që edhe aty do të fitoj sepse janë 19 vota diferencë”, u shpreh Abdixhiku.

Të ngjashme