LDK kërkon hetim si po shpenzohet paraja publike për organizime të ndryshme

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 11:18 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha kërkuar formimin e një komisioni për hetimin e mjeteve shtetërore të ndara për organizime të ndryshme.

Abdixhiku ka numëruar të vendimet e marra nga Qeveria që kanë pasur kosto të lartë buxhetore.

“Kjo Qeveri kishte filluar me shpronësimet në Hare. Kishte vazhduar me faljen e 58 milionë euro të prodhueseve të ujit kishe vazhduar me dhënien e 200 mijë euro për rastin Kumanova, qindra mijëra euro jepen në formë arbitrare, për rrymë e serbëve në veri.

“Kryeministri kishte kërkuar 950 mijë euro për heroin Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.  Jemi të shqetësuar që vetëm për 2 muaj është shtjerr kaq shumë rezerva shtetërore”.

Ai ka njoftuar se për këtë shpenzime javën tjetër është ftuar për raportim ministri i Financave Bedri Hamën në dy komisione që udhëhiqen nga LDK.

“LDK shfaq shqetësimin për shpenzimin e parasë publike. Në javën që vjen të dy komisionet të udhëhequra nga LDK ai për Buxhet dhe Financa, dhe për Mbikëqyrjen e Financave Publike kanë ftuar ministrin Hamza në raportim”.

“LDK do të kërkoj hetimin për paratë e ndara nga shteti për organizime të ndryshme shtetërore, dhe qysh nga sot do të fillojë për mbledhjen e nënshkrimeve për krijimin e një komisioni hetimor”.

Të ngjashme