LDK kërkon interpelancë ndaj ministres Hoxha për MSA-në

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 14:35 | Nga

Grupi parlamentar i LDK-së ka dorëzuar kërkesën për interpelancë me Ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për kuartalin e katërt 2017 dhe kuartalin e parë 2018.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook.

“Është shqetësues niveli tepër i ulët i zbatimit të këtij plani. Me këtë dinamikë do të mbesim shumë prapa. Kryeministri në vend që të zbatojë këtë plan dhe të përmbush kushtet për liberalizim të vizave, merret me konspiracion dhe gjuan përgjegjësinë tek opozita për shtyrjen e vendimit për liberalizim të vizave”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme