LDK kërkon shkarkimin e ministrit Dardan Gashi

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 10:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë një konference për media ka bërë të ditur se kërkon mbajtjen e një interpelance në Kuvendin e Kosovës, për shkarkimin e Ministrit të Diasporës, Dardan Gashi.

Kjo kërkesë e LDK-së vjen pas postimit të një videoje ku Gashi shihet duke shtënë me armë gjatë një feste.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, me ç’rast tha se kryeministri Ramush Haradinaj e ka votuar në qeveri marrëveshjen e demarkacionit që e kishte kundërshtuar më parë.

Ai tha se LDK-ja është duke e shqyrtuar mundësinë se si të votojë kur marrëveshja të vijë në kuvend.

Hoti ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj e ka votuar në qeveri marrëveshjen e demarkacionit që e kishte kundërshtuar më parë.

Sipas tij, “Haradinaj dikur ia kishte qit flakën Kuvendit për Demarkacionin”.

Ai tha se LDK-ja është duke e shqyrtuar mundësinë se si të votojë kur marrëveshja të vijë në kuvend.

Të ngjashme