LDK mbledh Kryesinë, kthehet Isa Mustafa

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 18:15 | Nga Besiana Dauti

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë së partisë dhe të kryetarëve të degëve.

Mbledhjen po e kryeson Isa Mustafa, i cili kthehet në publik pas disa muajsh, pasi ishte përballur me probleme shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje nga fillimi i mbledhjes, ndërsa takimi do të vazhdojë me dyer të mbyllura.

Në fund, pritet të ketë prononcime për gazetarët.

Në këtë mbledhje, sipas burimeve, do të diskutohet për zhvillimet aktuale politike, përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.

Partitë në pushtet kanë kërkuar që edhe opozita t’i bashkëngjitet ekipit negociator në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Por, deri më tani shumica e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë shprehur kundër pjesëmarrjes. Por, ish-kryeministri Mustafa deri më tani nuk ka dalë me qëndrim.

Kreu i LDK-së ishte shtruar, në muajin janar, në një spital të Prishtinës dhe më pas ishte dërguar për shërim më të specializuar në njërën prej klinikave të Gjermanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme