LDK: Mustafa do ta shqyrtojë ftesën e Kurtit për bashkëqeverisje

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 15:56 | Nga

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje partive të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe deputetëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër, të ulen dhe të diskutojnë për themelimin e qeverisë së re.

I kontaktuar nga Telegrafi lidhur me këtë thirrje të Kurtit, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se për këtë gjë do të diskutojë kryetari i LDK-së njëherësh kryeministri në ikje, Isa Mustafa.

“Në këtë fazë z.Isa Mustafa është i autorizuar si koalicion të bëjë çfarë do bisede”, ka thënë Veliu.

Ndryshe Albin Kurti sot në një konferencë për media ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të formojë një qeveri të re të udhëhequr na ta.

Në zgjedhjet e 11 qershorit, ndonëse ende nuk janë dhënë zyrtarisht rezultatet koalicioni PDK-AAK-Nisma ka dalë i pari me 33.91%, pas tij është Lëvizja Vetëvendosje e dyta me 27.16%, si dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.79%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme