Mustafa: LDK s’i frikësohet mocionit

Ferizaj | 07 Maj 2017 | 13:34 | Nga

Isa Mustafa thotë se në asnjë rast LDK nuk i frikësohet mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë.

Isa Mustafa ka deklaruar se në asnjë rast LDK nuk i frikësohet mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë, nismë kjo e partive opozitare.

Ai ka pohuar se LDK nuk ka pse shqetësohet ndaj asnjë mocioni të askujt.

Mustafa, raporton KP, i ka bërë këto komente në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Degës së LDK’së në Ferizaj, ku ka thënë se do të marrin vendime që do të liberalizohen vizat.

“Do t’ua mundësojmë me dalë prej izolimit. Ky nuk është vendim popullist, është vendim bashkërisht me ShBA-në”, është shprehur ai.

Mustafa, po ashtu, ka deklaruar se kanë marrë përgjegjësinë për zhvillimin ekonomik dhe kanë arritur normën ekonomike më të lartë.

“Këtë e kemi arritur me Qeverinë. Nuk do të ndalemi dhe nuk frikësoheim në asnjë rast”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme