LDK prish koalicionin me Agim Bahtirin

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 19:31 | Nga

Lidhj Demokratike të Kosovës *LDK) në Mitrovicë ka vendosur që nesër t’i japë fund koalicionit me Aleancën Kosova e Re (AKR) në Mitrovicë.

“Në mbledhjen e mbajtur sot, me datë 7. 12. 2016, Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Mitrovicë, ka vendosur të tërhiqet nga koalicioni me Agim Bahtirin, në Komunën e Mitrovicës”, thuhet në një njoftim të LDK-së.

Detajet pse po prishet koalicioni thuhet se do të jepen nesër, në një konferencë për medie, që do të mbahet në zyrat e LDK-së në Prishtinë.

Një dirë më herët, kryetari Bahtiri ka shkarkiar drejtorin e Arsimit i cili vinte nga radhët e DK-së, pa dhënë ndonjë arsyetim. Ky duket të jetë dhe shkaku i prishjes ndërmjet dy partive.

LDK në Mitrovicë kishte hyrë në koalicion me Agim Bahtirin pas rundit të parë të zgjedhjeve në vitin 2013, kur ky i fundit ishte në balotazh me Avni Kastratin e PDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme