LDK: Qeveria s’është e gatshme për fazën e dytë të dialogut me Serbinë

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 11:47 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës nuk është gati për fazën e dytë të dialogut me Serbin u tha në konferencën e rregullt javore të grupit parlamentar të LDK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti tha se për dialogun me Serbin është prezantuar një ekip papërvojë, raporton Ekonomia Online.

“Jemi duke pare javëve të fundit qe Serbia po bëhet gati për fazën e fyt të dialogut. Qeveria nuk është bërë gati për këtë faze. Është prezantuar një ekip dhe tema teknike. Kemi parë disa takime që janë pa temë konkrete. Ne bëjmë thirrje që në Kuvend të sillet platforma e dialogut me Serbinë e cila do të përfshijë çështjet për dialogim, afatet kohore indikativë, ekipi negociator si dhe të caktohet roli i Kuvendit, si mbikëqyrës i këtij procesi”, tha ai.

“Bëjmë thirrje që të bëjmë debat për dialogun, të prezantojmë çështje qe duhet të dialogohen. Ne kërkojmë transparencë të plotë gjatë këtij procesi”, tha ai.

Ai gjithashtu kritikoi qeverinë për shpenzimet e pa kontrolluara për lobime. Ai tha se këto shpenzime janë bërë për përfitime personale.

“Janë shpenzuar shuma të mëdha të buxhetit për interesa personale, letra e Geoffrey Nice drejtuar qeverisë tregon qartë për terma financiar të dakorduar jashtë rrugëve formale si dhe përmend shërbimet që ja kryer përfshirë edhe aranzhimin e ligjëratave për Thaçi dhe Hoxhaj. Letra gjithashtu përmend edhe kërkesën e  Thaçi për të ndihmuar autorët e biografisë së tij”, ka thënë Hoti.

Të ngjashme