LDK: Ta votojmë demarkacionin dhe të shkojmë në zgjedhje

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 12:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta bojkotojë seancën e sotme parlamentare, derisa Avdullah Hoti, ka thënë në një konferencë për media të grupit parlamentar të LDK-së se ata po bëhen gati të qeverisin përsëri me Kosovën, pasi vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të rejaa.

“Koalicioni është tërësisht i shpartalluar dhe seancat po zhvillohen në mungesë kuorumi”, ka pohuar Hoti, duke shtuar se LDK-ja është e vetmja forcë aktive në Kuvend.

“Ne jemi grupi më i angazhuar në Kuvendin e Kosovës”.

“Presim dhe kërkojmë që shpejt të procedohet marrëveshja për demarkacionin në Kuvend. Lidhja demokratike e mbështetë këtë marrëveshje plotësisht. Pas votimit të demarkacionit qeveria të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja”.

“Shteti duhet të lirohet nga kjo klasë politike e padijshme. Ne po përgatitemi për qeverinë e ardhshme”.

Hoti ka treguar gjithashtu se tash e tutje çdo të premte do të mbajnë konferenca për media të premteve – kjo për të përsëritur, tashmë në rrethana tjera, atë çfarë dikur bënte Ibrahim Rugova dikur, kur njoftonte për zhvillimet në Kosovë.

Të ngjashme