LDK tregon për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 15:35 | Nga

Pas lajmit se ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i LDK-së është dërguar për në spital pasi që kishte pasur disa probleme shëndetësore, partia e tij ka treguar për gjendjen e tij.

Përmes një komunikate për media LDK njofton se Mustafa ka qenë I prekur nga gripi sezonal.

“Me qëllim të informimit të opinionit publik, ju njoftojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Momentalisht sipas njoftimit nga partia gjendja e Mustafës është stabile.

“Gjendja e kryetarit Mustafa është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike”, thuhet më tej në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme