Lekaj: Haradinaj i ka numrat, qeveria bëhet në korrik (Video)

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 20:05 | Nga

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se koalicioni PAN, pjesë e të cilit është AAK, është i gatshëm ta bëjë qeverinë brenda muajit të ardhshëm.

Ai ka thënë në RTV Dukagjini se PAN, që kandidat për kryeministër ka Ramush Haradinajn, i ka numrat për formimin e qeverisë së re, por megjithatë i ka bërë kërkesë për koalicion edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Lekajt, nëse LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk i bashkohen PAN’it, Haradinaj do ta bëjë qeverinë me numrat që ka.

LEKAJ: QEVERIA BËHET GJATË MUAJIT TJETËRPal Lekaj në RTV Dukagjini ka thënë se janë të gatshëm që qeverinë ta bëjnë brenda muajit tjetër. Madje, ai shtoi se nëse LDK e Vetëvendosje nuk i bashkohen Haradinajt, atëherë ai i ka numrat dhe do ta bëjë qeverinë me ato numra që ka./RTV D/

Posted by RTV Dukagjini on Wednesday, June 21, 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme