Lekaj: Kodi telefonik sukses i Serbisë

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 11:56 | Nga

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se marrëveshja e arritur për kodin telefonik në mes Kosovës dhe Serbisë, është tejet e dëmshme për vendin.

Sipas Lekajt, kjo marrëveshje nuk mund të quhet e suksesshme, pasi në këtë mënyrë Kosova del të ketë vetëm një kod krahinor, duke iu referuar procesit të aplikimit, njofton Klan Kosova.

”Qytetarët e Kosovës janë të ngopur me marrëveshje dhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë”.

”Marrëveshja dhe dialogu nuk janë duke u vazhduar në mënyrë të suksesshme”.

”Këtë mund ta quaj një sukses të Serbisë e jo të Kosovës”.

”Nëse duhet të quhet sukses i Kosovës atëherë pse duhet të aplikohet përmes një shteti tjetër”.

”Ky është vetëm një sukses i Serbisë, sepse ne mund të kemi vetëm një kod krahinor”.

Pal Lekaj nga radhët e AAK-së, ka thënë se në këtë mënyrë nga qytetarët e Kosovës ka përfituar Serbia dhe askush tjetër, njofton Klan Kosova.

”Në këtë rast Serbia po përfiton nga qytetarët e Kosovës e ky nuk është sukses për ne”.

”Kjo është një marrëveshje e dëmshme për Kosovën dhe nuk mund të quhet assesi ndryshe” ka përfunduar Lekaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme