Lekaj: Projektligji për Trepçën e ka mbështetjen e AAK-së

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 18:04 | Nga

Pal Lekaj nga Grupi Parlamentar i AAK-së, ka thënë se projektligji për Trepçën është sinonim i shtetit dhe duhet të trajtohet si është më së miri, pasi mundëson zhvillim ekonomik.

Sipas tij ky projektligj do të jetë në favor të gjithë qytetarëve të Kosovës, punëtorëve të Trepçës, por edhe gjithë Kosovës.

“Sot është ditë e madhe, se me këtë projektligji do të jenë më mirë punëtorët e Trepçës, qytetarëve të Kosovës, zhvillimi ekonomik, por do të ketë ndikim në gjithë Kosovën”, tha Lekaj para deputetëve në Kuvend.

“Disa nene në këtë projektligj nuk janë mirë, por ne do dërgojmë kundërshtimet tona, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalohet.

Sipas Lekajt, “vërejta e jonë si grup parlamentar, është të mos i lejohet e gjithë fuqia qeverisë, por edhe parlamenti të ketë një pjesë në aksione”.

“AAK, do të jep kontributin e saj dhe asnjëherë nuk do ta polemizojmë çështjen që janë të mirë të vendit”, tha ai

Ai poshtu tha se AAK nuk do të hezitojë që të mbështes këtë ligj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme